Secondary Adv

Keto jane industrite qe do te transformohen nga robotet deri ne vitin 2025

Share on Google+

Ashtu si ATM ka ndryshuar veprimet bankare dhe kompjuterat morrën kontrollin e shtëpisë e të punës, robotët dhe inteligjenca artificiale do të transformojnë tërësisht disa nga industritë gjatë dekadës së fundit. Deri në vitin 2025, një vajzë robot mund të bëjë pastrimin e shtëpisë suaj ose këshilltari juaj financiar mund të jetë një kompjuter, i cili investon për ju automatikisht. Në të ardhmen të paktën 90 vende do të përdorin automjete ajrore pa pilot dhe gjatë luftërave gjithmonë e më shumë do të përdoren dronet. Këto janë vetëm disa nga parashikimet interesante dhe ndonjëherë të frikshme të treguara në raportin prej 300 faqesh të Merrill Lynch.

 

Këtu janë parashikimet e mëdha nga Merrill Lynch:

1. Automjetet  vetëlëvizëse

Në 2025 do të ketë më shumë makina autonome. Kompani të mëdha si Google apo Tesla janë duke punuar në këtë fushë, kurse në Japoni është duke u testuar “taksia robot,” e cila mund të transportojë njerëz gjatë lojërave Olimpike në Tokjo në vitin 2020.

 

2. Financat

Ndryshimi më i madh në sistemin financiar do të vijë nga këshilltarët robotë, të cilët do të zëvendësojnë profesionistët. Në 2020 mund të ketë mbi 2.2 trilion dollarë investime të bëra përmes kompjuterave të aktivizuar për të mësuar tregun.

 

3. Kujdesi shëndetësor

Spitalet e së ardhmes do të kenë robotë për ti ndihmuar në gjithçka nga operacionet deri tek mbajtja e të moshuarve apo pacientëve të gjymtuar. Në vitin 2000 ishin vetëm 1000 robotë, të cilët asistuan gjatë operacioneve, kurse në 2014 ky numër u rrit në 570, 000.

 

4. Industria prodhuese

Sot vetëm 10% e detyrave të prodhimit në mbarë botën janë të automatizuara dhe në 10 vitet e ardhshme kjo pritet të rritet në 45%.

 

5.Bujqësia

Në bujqësi gjithashtu do të ndodhin ndryshime të mëdha, duke përdorur më shumë traktorë pashofer (autonomë) dhe dronë.

 

6. Shërbimi

Industria e shërbimit do të ndryshojë pasi robotët mund të bëjnë punë, të cilat janë të lehta apo të rrezikshme. Si përshembull Roomba, i cili mund të pastrojë shumë mirë dyshemenë tuaj.

 

7. Inteligjenca artificiale

Inteligjenca artificiale të tilla si software, i cili mund të bëjë parashikime ose mund të mendojë si njerëzit mund të zhvillohet në 10 vitet e ardhshme, por një kompjuter i aftë plotësisht për të rivalizuar mendimin njerëzor ka vetëm 50% shanse  të ndodhë deri në 2040-2050 dhe këto mundësi rriten deri në 90%  në vitin 2075.

 

8. Hapësira ajërore dhe mbrojtja

Deri tani 90 shtete përdorin dronet, 30 prej të cilëve janë të armatosur. Numëri i dronëve, që përdoren në ushtri pritet të trefishohet gjatë 5 viteve të ardhshme.


Më të lexuarat