Secondary Adv

Kjo eshte pajisja qe mund tju permiresoje gjendjen tuaj mendore

Share on Google+

Deri më sot ekzistojnë pajisje që masin hapat apo rrahjet e zemrës, por kurrë një pajisje që mat frymëmarrjen.

 

Në Panairin e Las Vegasit është prezantuar “Spire Stone”, varësja me gur, e cila të tregon gjendjen mendore duke analizuar mënyrën se si merr frymë. Atë mund ta karikoni vetëm një herë në javë dhe nuk është e nevojshme, që të jetë në kontakt me lëkurën tuaj. Spire Stone e gjen nëse ne jemi të qetë, të përqëndruar apo të tensionuar, dhe na dërgon mesazhe në smartphone duke na këshilluar të bëjmë një pushim. Me shprehje të tipit “Nuk ke bërë një frymëmarrje të thellë në 20 minutat e fundit, dukesh i tensionuar për momentin.” Varësja shitet për 150 dollarë dhe premton të reduktojë stresin me 50%.


Më të lexuarat