Kjo eshte paisja, qe i than rrobat tuaja vetem per nje minute
Kur Mateu Corry ishte duke udhëtuar nëpër Azi zbuloi se kishte vetëm dy zgjedhje: të vishte rroba të lagura ose të pista. Kështu ai u frymëzua për të krijuar një paisje, e cila do ta ndihmonte të thante rrobat në mënyrë të shpejtë.
Si përfundim ai zhvilloi, një paisje të vogël, e cila quhet “Dry Go.” Ajo peshon vetëm 400 gram dhe i than rrobat për vetëm një minutë. “Unë isha duke menduar në lidhje me udhëtimet e mia në fillim të këtij viti dhe kisha idenë për të krijuar një pajisje portative, e cila do ti thante rrobat pothuajse menjëherë”: tha zoti Corry. Për krijimin e saj z.Corry shpenzoi 10 muaj duke punuar me dizenjues, inxhinierë dhe dizenjatorë për të përsosur konceptin dhe për të sjellë këtë produkt në jetë. Kjo paisje portative është shumë e lehtë për tu përdorur. Përdoruesit mjafton të vendosin rrobat e tyre të lagështa në mes të pllakave, të presin një minutë dhe rrobat janë gati.