
Projektet inxhinierike me mbreselenese te te gjitha koherave
Projekte të ndryshme inxhinierike në ditët e sotme shpesh shihen pothuajse kudo në botë. Për shkak të zhvillimit të teknologjisë dhe përmirësimit të makinerive, kullat më të larta dhe shumë struktura të tjera janë bërë tashmë të mundura.
Më poshtë po renditim disa nga projektet inxhinierike më mbresëlënëse të ndërtuara në të gjitha kohërat. Ato janë:
1. Diga “Three Gorges” (2003)
Ajo është diga më e madhe në botë, 185 metra e gjatë. Emri i saj vjen nga fakti se ajo derdhet në tre lumenj si Qutang, Ëu Xia, dhe Xiling. Hidrocentralit prodhon në total 4.7 miliard KWH çdo vit. Për ndërtimin e digës u përdorën 27.2 milion metër kub beton. Kjo është e mjaftueshme për të mbushur sot 10,200 pishina me madhësi olimpike.
2. Kulla Jeddah (ende në ndërtim)
Ndërtimi i kësaj kulle filloi në pranverë të vitit 2013. Kur të përfundojë ajo do të jetë një nga kullat më të larta në botë dhe ndërtimi i saj do të kushtojë 1.2 miliard dollarë. Fillimisht ajo u projektua nga inxhinierët me lartësinë deri në 1.6 kilometër, por më pas la deri në 1000 metër. Gjithsesi ajo do të bëhet një nga kullat më të larta duke ia kaluar Burj Khalifës ( 828 metër).
3. Fabrika “Carlsbad” (ende në ndërtim)
Uji është duke u bërë një nga burimet më të çmuar në planet. Fabrika Carlsbad ka për qëllim të nxjerrë kripë rreth 50 milion gallon (një njësi vëllimi për masë të lëngshme e barabartë me katër litra) dhe do të furnizojë banorët e qytetit të San Diego-s County me ujë të pijshëm.
4. Ura “Danyang-Kunshan”
Kjo urë 164,8 km mban titullin e urës më të gjatë në botë dhe për të përfunduar ndërtimin e saj u deshën 4 vjet. Ajo lidh qytetet e Shangait dhe Nanjing në provincën Jiangsu të Kinës.
5. Ishujt Palmë
Ishujt Palmë ndodhen në brigjet e Dubait. Ky ishull turistik është një nga arritjet më të mëdha inxhinierike, pasi u ndërtua në shtratin e detit.
6. Projekti Tide Barrier i Venecias (2015)
Si një nga qytetet më piktoreske në botë, Venecia gjithashtu ka edhe probleme të mëdha inxhinierike. Qyteti vitet e fundit ka qenë i prekur nga shumë përmbutje, prandaj edhe disa inxhinierë për ta mbajtur atë të sigurt krijuan një projektin Tide Barrier.
7. Aeroporti Kansai (1994)
Disa inxhinierë kinezë ndërtuan një ishull, mbi të cilin më pas ndërtuan një nga aeroportet më të gjatë në botë. Aeroporti i ndërtuar në ishull është një mrekulli më vetvete, pasi ai ka formën e një krahu aeroplani për tu bërë ballë erërave të forta.
8. Ujësjellësi Delaware (1945)
New York-u është një qendër për turizmin, biznesin dhe artin. Aty banojnë rreth 8.5 milion njerëz dhe si në të gjitha zonat e mbipopulluara furnizimi me ujë të pijshëm vihet në pikëpyetje. Për këtë arsye u ndërtua ujësjellësi Delaware, i cili është 137 km dhe mban titullin e tunelit më të gjatë në botë. Pothuajse 50.000.000 metra kub ujë ofrohet çdo ditë përmes këtij tuneli në qytetet më të mëdha të SHBA-së.
9. Stacioni i pompimit “Mubarak“
Pjesa më e madhe e vendit të Egjiptit, është shkretëtirë e thatë, dhe në një përpjekje për të zgjeruar tokën e përdorëshme, inxhinierët kanë ndërtuar një stacion pompimi, i cili synon të bëjë deri në 25% të tokës të Egjiptit të banueshme.
10. Liqeni “Kariba” (1963)
Nga vëllimi, Liqeni Kariba është rezervuari më i madh në botë. Ai ka një sipërfaqe totale 5580 kilometra katror dhe kapacitet maksimal 185 000 000 000 m3 ujë. Kjo ka kaq shumë ujë sa mendohet se nga pesha e tepërt në këtë zonë janë shkaktuar 20 tërmete, që prej ndërtimit të tij.
Më të lexuarat








