×
Secondary Adv

Njihuni me avokatin robot, i cili do ju ndihmoje ne ceshtjet tuaja ligjore

Share on Google+

Një djalë 19-vjeçar nga Britania e Madhe ka krijuar një avokat robot për të ndihmuar njerëzit në çështjeve të ndryshme ligjore.

 

Në thelb, roboti punon duke u kërkuar përdoruesve një sërë pyetjesh rreth gjendjes së tyre. Kur ai ka informata të mjaftueshme  dhe mendon se personi ka baza ligjore për të bërë një apel, atëherë roboti do të prodhojë një letër, të cilën personi mund ta përdorë.

 

Tani për tani roboti mund të trajtojë  ankesat për gjobat, mbrojtja e pagesës së sigurimeve si edhe pretendimet për vonesat e avionëve apo trenave. Ai gjithashtu mund tu përgjigjet disa pyetjeve të përgjithshme juridike. Browder tha se ai e krijoi këtë robot me qëllim për të zëvendësuar një grup të madh të avokatëve shfrytëzues. Roboti përdor një tekst, i cili përfshin: fjalë kyçe, renditjen e fjalëve dhe përemërat. Sa më shumë njerëz ta përdorin robotin, aq më shumë përmirësohet algoritmi.


Më të lexuarat