Ky eshte kapuci, i cili ju mbron nga valet elektromagnetike
Ne rrethohemi gjatë gjithë kohës nga sinjalet WI-FI, celularët, kompjuterat dhe një mori pajisesh tjera elektrike, që lirojnë Valë Elektromagnetike.
Sipas disa studimeve rezulton se ato sjellin pasoja të ndryshme në shëndetin tonë. Por çfarë mund të bëjmë ne për të mbrojtu veten? Kjo është një pytje shumë e rëndësishme kur marrim parasysh se shmangia e plotë ndaj valeve elektromagnetike është e pamundur.
Për këtë qëllim një çift sipërmarrësish nga Sllovakia kanë krijuar kapelen e parë në botë, e cila mbron trurin tuaj nga valët elektomagnetike. Ajo është e rehatshme dhe me stil duke ju ofruar mbrojtje nga sinjalet që emetojnë telefonat celularë, Wi-Fi apo paisjet e tjera elektrike. Për krijimin e tij ata punuan me prodhues kinezë dhe dizenjues mode për rreth 6 muaj. Kapela ka ngjyra dhe madhësi të ndryshme. Ajo përbëhet nga pambuk i cilësisë së lartë dhe pëlhurë argjendi. Kur të dalë në treg kapela do të ketë një çmim rreth 27 ose 35 dollarë.