Secondary Adv

Keto jane 5 paisjet me te mira inteligjente per ju dhe per shtepine tuaj

Share on Google+

Pajisjet “inteligjente” janë duke u përhapur shpejt në të gjithë botën. Nga Smartphone tek Smartwatch, secila prej këtyre paisjeve është personalizuar për tu ndihmuar dhe për ta bërë jetën tuaj më të lehtë.

 

Më poshtë po ju prezantojmë disa nga paisjet më të mira “inteligjente” jo vetëm për ju, por edhe për shtëpinë tuaj. Ato janë:

 

1. Smartwatch

Smartwatch-et  janë mjaft të të përshtatëshme. Ju me anë të tyre mund të kontrolloni kohën, të merrni e-mail dhe mesazhe, të bëni telefonata madje edhe të monitoroni shëndetin tuaj.

 

2. Veshjet inteligjente

Veshjet “inteligjente” tashmë janë duke u përdorur gjërësisht si: në palestër, ku me anë të sensorëve të integruar në veshje ju mund të siguroni informacion të dobishëm mjekësor të përdoruesit. Ka edhe ide të tjera, të cilat janë duke u zhvilluar si përshembull: një palë xhinse inteligjente për të karikuar telefonin tuaj ndërkohë që ai ëhstë në xhep.

 

3. Dushi inteligjent

Ky lloj dushi është një mundësi interesante për ata njerëz, të cilët duan të kursejnë ujin dhe të ulin faturat e tij si përshembull: “Hydrao Smart Shower.” Ajo që është interesante në lidhje me këtë teknologji është se ajo për të funksionuar nuk ka nevojë për energji elektrike.

 

4. Brava inteligjente

Ndonjëherë ne mbajmë shumë çelësa, të cilët mund të na marrin një kohë për të gjetur të duhurin për të hapur një dryn të caktuar. Por brava inteligjente e zgjidh këtë problem duke i zëvendësuar të gjithë ata çelësa me një Smartphone. Për të zhbllokuar një bravë mjafton një prekje e lehtë në smartphon-in tuaj.

 

5. Dysheku inteligjent

Dikush mund të mendojë: "Çfarë  të mire mund të na sjellë një dyshek inteligjent? "Në fakt ai është shumë më i mirë sesa ju e mendoni. Përshembull dysheku “Eight Smart Mattress” mund të gjurmojë ciklin tuaj të gjumit dhe frymëmarrjen për tu treguar sesa shëndetshëm jeni duke fjetur si edhe tu zgjojë në kohën e duhur. 


Më të lexuarat