×
Secondary Adv

Ndertimi i ures me te gjere ne bote drejt perfundimit

Share on Google+

Punimet për ndërtimin e Urës “Yavuz Sultan Selim”, e cila është një nga projektet më të rëndësishme të transportit tokësor në Turqi, kanë mbërritur në fazën përfundimtare. Dy anët e urës po afrohen çdo ditë e më shumë me njëra-tjetrën.

 

Shtrimi i kabllove kryesore ka përfunduar dhe ka nisur vendosja e pllakave të çelikta. E konsideruar si gjerdani i tretë i Ngushticës së Bosforit, punimet për Urën “Yavuz Sultan Selim” po vijojnë pa ndërprerje. Fillimisht projekti ishte planifikuar tw pwrfundonte nw fund të vitit 2015, por për shkak të problemeve të paparashikuara, afati u shty për gjysmën e parë të vitit 2016. Ndërtimi i saj ka filluar në maj tw vitit 2013 dhe përurimi planifikohet të bëhet në maj të 2016-s. Projekti gjigant do të lehtësojë shumë trafikun rrugor kaotik të Stambollit. Ndwrtimi i saj kushtoi rreth 2.5 miliard dollarw.

 

“Yavuz Sultan Selim” do të jetë ura e varur më e gjerë në botë, mbi të cilën do të kalojnë një rrugë tokësore me 8 korsi dhe një hekurudhë dydrejtimëshe dmth me një gjatësi totale prej 2164 metra. Shumica e ekipit drejtues të punimeve për urën e tretë mbi Bosfor, ku po ndiqet modeli ndërto-opero-transfero (BOT), formohet nga inxhinierë turq. Firma kontraktuese gëzon të drejtën e menaxhimit të urës për 122 muaj, ndërsa në fund të këtij afati ajo do t’i transferohet Ministrisë turke të Transportit.


Më të lexuarat