×
Secondary Adv

Pas 170 vitesh shkencetaret zbulojne planetin me te ri te sistemit tone diellor, Planetin 9

Share on Google+

Astronomët çdo vit kanë zbuluar dhjetëra eksoplanetë, por tani pas afro 170 vjetësh ata kanë zbuluar një planet të ri.

 

Dy astronomë nga Instituti i Teknologjisë në Kaliforni, thonë se kanë prova të mjaftueshme, të cilat tregojnë se në sistemin tonë diellor ekziston edhe një planet tjetër, të cilin jozyrtarisht e quajnë Phattie ose Planeti 9. Ai është tri herë më i madh dhe dhjetë herë më i rëndë se Toka. Shkencëtarët Michael Broën dhe Konstantin Batigin arritën në këtë përfundim duke u bazuar në lëvizjen e planetëve të vogjël dhe objekteve hapësinore jashtë Sistemit Diellor. Këta trupa hapësinorë kanë orbita, që shfaqen nën ndikimin e gravitetit të fshehur të planetit. Astronomët madje mendojnë se ekziston mundësia që ky planet të jetë hedhur thellë në hapësirë, në sajë të forcave gravitacionale të Jupiterit dhe Saturnit.


Më të lexuarat