Secondary Adv

Ky eshte lazeri, qe krijon tastiera ne cdo siperfaqe te sheshte

Share on Google+

Smartphon-ët dhe tabletat janë paisje shumë të mira për të dërguar tekste dhe e-maile të shkurtra, por të shtypësh një tekst të gjatë në një tastierë të vogël dixhitale mund të jetë jo e këndshme.

Por paisja “Keyboard Epic Laser” synon ta zgjidhë këtë problem duke projektuar një tastier mbi çdo sipërfaqe të sheshtë. Ajo është krijuar nga kompania Celluon në Seul, Korenë e Jugut dhe ka madhësinë e një kuti shkrepseje. Projektori përdor Bluetooth-in për t'u lidhur me smartphon-ët, tabletat dhe laptopët e prodhuar nga Apple, Microsoft dhe Blackberry. Paisja duhet të vendosët në një sipërfaq të rrafshët dhe të errët për të krijuar tastierën dhe ju mund ta përdorni atë për dy orë rresht pa qënë e nevojshme ta karikoni. “Keyboard Epic Laser” kushton rreth 149 dollar.


Më të lexuarat