×
Secondary Adv

Disa keshilla sesi mund te mobilojme nje apartament te vogel

Share on Google+

Kohët e fundit qytetet po mbipopullohen. Rreth 50% e popullsisë së botës jeton aty, kurse në vitin 2050, kjo shifër do të shkojë në 70%. Më shumë njerëz në qytete do të thotë më pak hapësirë për ne. Kështu që të gjithëve të na duhet të mësojmë se si të jetojnë mirë në hapësira të vogla. Për këtë po ju japim disa këshilla sesi të mobiloni një apartament të vogël, i cili të ketë stil, të jetë funksional, dhe ta shfrytezoni çdo centimetër të tij.

 

Ja cilat janë ato:

 

Hapi i parë që duhet të kuptojmë kur të arredojmë një apartament të vogël është zgjedhja e pajisjeve të vogla, por me shumë funksione. Si përshembull: një tavolinë shkrimi, e cila mund të bëhet edhe tavolinë ngrënieje, një divan që bëhet krevat apo një krevat dopio që është me rafte. Vendosja e rafteve në mure është një zgjidhje e mirë pasi ju krijojn mundësi të mbani shumë sende pa qënë nevoja të zini shumë hapësira të shtëpisë. Hapi i dytë është të përdorni ngjyrat e çelura, pasi ato krijojnë idene e një hapësire më të madhe. Për shëmbull:  Për një apartament me hapësirë të vogël është e këshillueshme që për muret, mobiliet, perdet dhe tapetet të përdoren ngjyrat e çelura sidomos ajo e bardhë. Ndriçimi është gjithashtu një element mjaft i rëndësishëm, pasi nëpërmjet tij mund të ndryshojmë tërësisht pamjen e apartamentit. Edhe përdorimi i pasqyrave mund të krijojë përceptimin e hapësirave të mëdha mjafton që ato ti vendosni në vendin dhe pozicionin e duhur.


Më të lexuarat