Ky eshte frigoriferi qe mund te punoje pa energji elektrike
Një prej pajisjeve që konsumon më shumë energji elektrike është frigoriferi. Duke pasur parasysh se rreth një e treta e popullsisë të botës ende ka mungesë në furnizimin me energji elektrike, është e vështirë të të imagjinohen vështirësitë për të ruajtur ushqimin që prishet në vendet e nxehta dhe të thata të Afrikës.
Por, duke përdorur ligjet e termodinamikës dhe pak krijimtarinë MittiCool ka projektuar një frigorifer, i cili punon pa energji elektrike dhe mban ushqimin të ftohtë. Ky frigorifer është i bazuar në mbivendosjen e dy enëve prej balte me rërë të lagur në mes tyre, e cila avullohet nga klima e thatë dhe e nxehtë e zonës duke ftohur pjesën e brendshme, e cila është e mbrojur nga një mbulesë.
Ai mund të mbajë fruta dhe perime të freskëta deri në tre ditë dhe mund të ndihmojë për ti mbajtur mirë ushqimet e gatuara për konsum. Ky frigorifer është i përbërë nga një kombinim i veçantë i katër llojeve të ndryshme të argjilës, të cilat garantojnë një temperaturë të brendshme 8 ºC. Ky frigorifer ka kosto të ulët prodhimi dhe është mjaft i përshtatshëm për vendet në zhvillim dhe me probleme në furnizimin me energji elektrike, duke përmirësuar kështu kushtet e tyre të jetesës.