Disa ide kreative per dyert dhe dritaret e shtepise tuaj
Shtëpia për secilin prej nesh është dicka më tepër se thjesht vendi ku banojmë. Ajo është hapësira në të cilën jetojmë, kalojmë kohën e lirë dhe relaksohemi me familjen. Për këtë arsye ajo duhet të projektohet në mënyrë të tillë që të na mundësojë komoditet dhe siguri maksimale. Dy elementë të rëndësishëm arkitektonikë, të cilët ndikojnë në stilin e shtëpisë tuaj janë dyert dhe dritaret.
Nëse ndërtoni një shtëpi të re ose dëshironi ta rimodeloni dhe ta bëni më komode, është e rëndësishme të zgjidhni tipin e duhur te dyerve dhe dritareve. Faktorët që ndikojnë në zgjedhjen e tyre janë forma, materiali dhe rezultatit që ne kërkojmë. Për këtë po ju japim disa këshilla.
1. Përcaktoni llojin e klimës ku është apo ku do të ndërtohet shtëpia. Kjo do ju ndihmojë që në të ardhmen të kurseni sa më shumë energji.
2. Zgjidhni dritare me xham të dyfishtë dhe sigurohuni që hapësira e ajërit mes dy xhamave mos jetë më shumë se 18 mm.
3. Dritaret mund të bëhen nga materiale të ndyshme si: alumin, PVC apo prej druri. Gjithashtu edhe format e tyre janë të ndryshme si psh: e ashtuquajtura dritarja franceze, dritaret me hapje vertikale, rrëshqitëse dhe rrotulluese. Për te siguruar qarkullimin e ajrit, por pa ndikuar shumë tek temperatura, mundohuni të zgjidhni dritare me hapje vertikale.
4. Nëse shtëpia ndodhet pranë zonave të zhurmshme si: aeroporte, stadiume, stacione etj. zgjidhni dritare që sigurojnë edhe izolimin akustik te mjedisit.
5. Kujdes me ngjyrën e tyre.
6. Zgjidhni materiale cilësore, që të rezistojnë sa më gjatë ndaj kushteve të ndryshme klimaterike.
Dyert
1.Së pari duhet të dini se dyert janë dy lloje: të jashtme dhe të brendshme. Dera e jashtme duhet të jetë e sigurt, jo vetëm për tu mbrojtu nga miqtë e paftuar, por edhe për një shtëpi të ngrohtë.
2. Dyert e brendshme shërbejnë më shumë për të ndarë hapësirat nga njëra-tjetra, por kur ti zgjidhni ato duhet të këni shumë kujdes anën estetike, pasi ato duhet të përshtaten edhe me pjesën tjetër të shtëpisë.