Ky eshte projekti i ushtrise amerikane per te krijuar super ushtaret
Në të kaluarën, shumica e kërkimeve ushtarake ishte përqendruar në ndërtimin e mjeteve të ndryshme për ti bërë ushtarët më efektivë në fushën e betejës. Por së fundmi janë bërë studime për të përmirësuar trupin e njeriut.
Ushtria amerikane, studiuesit akademik, dhe kompanitë private po punojnë së bashku për të maksimizuar aftësitë njohëse (kognitive) dhe ndijore (shqisore) të ushtarëve. Edhe pse qëllimi kryesor DARPA-së me këtë projekt është zhvillimi i teknologjisë ushtarake, rezultatet e këtij projekti me siguri në të ardhmen do të përfundojë me aplikimet civile si një bashkim nervor mes mendjes së njeriut dhe kompjuterit, gjë që mund të ndihmojë në krijimin e zgjidhjeve më të mira kompensuese për njerëzit me probleme në shikim dhe në dëgjim. Sipas DARPA, projekti i quajtur “Neural Engineering System Design (NESD)” synon të zhvillojë një pajisje të implantueshme, e cila mund të veprojë si një përkthyes që konverton “gjuhën elektrokimike të përdorur nga neuronet në tru dhe atyre që përbëjnë gjuhën e teknologjisë së informacionit”. DARPA mendon të investojë deri në 60 milion dollarë në këtë projekt gjatë katër viteve të ardhshme.