×
Secondary Adv

Ne vitin 2019 Oslo do te ndaloje qarkullimin e makinave ne qender te qytetit

Share on Google+

Kryeqyteti norvegjez po planifikon të ndalojë qarkullimin e automjeteve në qendër të tij duke filluar nga viti 2019. 

 

Për zbatimin e kësaj mase ata janë duke punuar në ndërtimin e 60 kilometrave korsi për biçikleta dhe do të investojnë shumë në sistemin e transportit publik të qytetit si: tramvaje, autobusa, makina për të mbajtur njerëzit me aftësi të kufizuara etj.

 

Oslo ka rreth 600.000 banorë dhe pothuajse 350,000 makina. Ndalimi i tyre do të reduktojë ndotjen e ajrit dhe do ta bëjë qytetin më të sigurt për ata që zgjedhin të lëvizin pa makina. “Ne duam ta bëjmë atë më të mirë për këmbësorët, biçiklistët. Do të jetë më mirë edhe për dyqanet e çdokënd tjetër”, thotë Lan Marie Nguyen Berg, negociatorja kryesore për Partinë e Gjelbër në Oslo. Kryeqytete të tjera evropiane kanë bërë përpjekje të ngjashme për të kontrolluar lëvizjen e makinave në qendër, reduktimin e trafikut dhe ndotjes. Parisi ka testuar tashmë idenë e një ndalimi 24 orësh  për makinat, kurse Londra dhe Madridi  kanë trotuare të mëdhenj për këmbësorët në zonat qëndrore të tyre.


Më të lexuarat