×
Secondary Adv

Njihuni me paisjen e cila ndihmon qente te flasin me te zotin e tyre

Share on Google+

Qentë mund të bëjnë gjëra që duken të palogjikshme për ne, por çdo lëvizje do të thotë diçka. Ashtu si njerëzit, qentë gjithashtu kanë mënyrën e tyre të komunikuarit me njëri-tjetrin.

 

Nëse ju gjithmonë keni dashur të kuptoni se çfarë “po ju thotë” qeni juaj tani kjo është e mundur. Një dyqan online, i cili quhet “Pet Fetch.co.uk,” në Britaninë e Madhe, ka zbuluar një sistem, i cili ka për qëllim të interpretojë (përkthejë) gjestet, zhurmat, të lehurën e qenit në mënyrë që ju ta kuptoni atë. Ky sistem përbëhet nga një qafore inteligjente dhe një aplikacion, që quhet WhatsYapp.

 

Pet Fetch.co.uk tha se ky është sistemi më i avancuar në botë për komunikimin mes qenve dhe pronarëve të tyre. Qaforja është e një teknologjie të lartë dhe do të lidhet më smartphonin tuaj me anë të Bluetooth-it e më pas do ju dërgojë mesazhe në një aplikacion të ngjashëm me WhatsApp-in. Ky është një projekt ende në zhvillim dhe pritet të përmirësohet akoma më shumë duke analizuar më shumë tinguj dhe gjeste.


Më të lexuarat