Secondary Adv

Ambulanca dron mund te jete e ardhmja e automjeteve te urgjencave mjeksore

Share on Google+

Dronet po përparojnë çdo ditë. Ata janë duke u bërë më të mëdhenj, më të shpëjtë dhe më efikasë për tu kontrolluar.

 

Ndërkohë që fusha e mjeksisë përballet me humbje të mëdha nga automjetet e urgjencës, për shkak se ato nuk mund të mbërrijnë në destinacion në kohën në duhur. Kjo është e kuptueshme sidomos në qytetet e mëdha, ku për shkak të trafikut është e pamundur për të lëvizur me shpejtësi të madhe.

 

 

Kështu duket se e ardhmja e ambulancave do të jetë në qiell të hapur dhe jo më në rrugë të paparashikueshme. Në një urgjencë mjekësore edhe sekondat janë të domosdoshme për të shpëtuar jetën e dikujt. Sipas një studimi më shumë se 1000 veta kanë humbur jetën për shkak të një sistemi joefikas të urgjencave mjekësore në shumë qytete të mëdha. Kështu Mark Rolston dizenjoi Argodesign, dronin ambulancë. Ai mund të kontrollohet nga një GPS, pilot ose një kombinim i të dyjave, së bashku me një EMT dhe pastaj nis transferimin e tyre sa më shpejt në njësinë më të afërt të urgjencës. Argodesign do të ketë një  çmim rreth 1 milion dollarë, duke e bërë atë më pak të shtrenjtë se një helikopter, i cili përdoret në këto raste.


Më të lexuarat