Një ekip shkencëtarësh në Universitetin e Harvardit kanë krijuar një teknikë për printimin e objekteve, e cila mund të ndryshojnë formën e tyre me kalimin e kohës në përputhje me mjedisin.
Hulumtuesit, puna e të cilëve është publikuar në revistën “Nature” thanë se për të krijuar këto materiale ishin frymëzuar nga bimët, të cilat rriten në rrugë dhe ndryshojnë formë me kalimin e kohës. Lulet dhe bimët i kanë indet me struktura mikroskopike. Kjo do të thotë se forma e tyre ndryshon ashtu si ndryshon mjedisi i tyre. Pra gjethet, lulet ose degët mund të mbyllen dhe të hapen si përgjigje e ndryshimeve të temperaturës ose lagështirës.
Dr. Lewis dhe ekipi i saj përdorën një lloj hidroxheli, i cili fryhet kur zhytet në ujë. Duke projektuar struktura të ndryshme ata ishin në gjendje të kontrollonin sesi ndryshonte forma e objekteve kur ata zhyteshin në ujë. Ngjyra e hidroxhelit përmban fibra të vogëla të celulozës, të cilat janë të ngjashme me strukturat që lejojnë bimët të ndryshojnë formën. Ekipi gjithashtu pretendon se mund të ndryshojë materialet në mënyrë që ata tu përgjigjen stimujve të ndryshëm. Kjo do të thotë se ka mundësi të krijohen objekte, të cilët i përgjigjen rrymës elektrike ose palosen (mblidhen) në mjedise të caktuara biologjike. Profesor Lakshminarayanan Mahadevan, një matematicien në Universitetin e Harvardit, tha se zhvillimi i kësaj teknologjie hap rrugë të reja për krijimin e strukturave, që imitojnë natyrën.