Secondary Adv

Pranveren e ardhshme hapet ne Kine ura me e gjate dhe me e larte prej qelqi

Share on Google+

E ashtuquajtura “ura prej qelqi”, ndodhet në anë të malit Tianmen të provincës Hunan në Kinë. Ajo do të jetë 429 metra e gjatë, 6 metra e gjerë dhe me një lartësi mbi 1220 metra.

 

Ura u projektua nga nga arkitekti izraelit Haim Dotan.  Ajo do të lidhë dy anët e Kanionit “Grand Zhangjiajie”,duke mbajtur deri në 800 njerëz njëkohësisht. Ajo Ura do të ofrojë pamje mahnitëse të Parkut Kombëtar të Pyjeve dhe mësohet se do të jetë e hapur për publikun në pranverën e ardhshme. Gjithashtu kjo pjesë pjesë ekstreme e inxhinierisë dhe arkitekturës aspiron të bëhet një nga mrekullitë e botës. Në hapjen e saj do të organizohen shfaqje të ndryshme si: sfilata mode, numra akrobatikë dhe performanca të tjera artistike.


Më të lexuarat