Ky eshte resorti i pare turistik 100 per qind me energji diellore
Një destinacion i ri turistik është hapur në Maldive. Ai quhet “Finolhu Villas” dhe është resorti i parë turistik në botë me 100% energji diellore.
Ai është i vendosur në një ishull 52.609 m². Ky resort u projektua nga firma arkitektonike Yamazaki Arkitekturës PLLC në bashkëpunim më “Design 2000” dhe një firmën inxhinierike italine të teknologjive të ujit T & D. Ai është me 5 yje dhe mund të strehojë deri në 100 turistë në vit.
Panele diellorë janë të dukshëm për të ftuarit , por ata janë integruar në mënyrë të përkryer në të gjitha aspektet me dizajnin e mrekullueshëm të këtij vendpushimi. Vendkalimi për të arritur te vilat ujore është i mbuluar me panele diellorë. Energjia e tepërt ruhet për një mot me shi ose me re. Ishulli gjithashtu ka një tank, i cili bën çkripëzimin e ujit dhe furnizon resortin me ujë të pijshëm. Aty ndodhen 52 vila, me tre dhoma secila, plazh privat dhe pishinë private. Ata të cilët duan edhe më shumë luks, ka një restorant qëndror, një bar, një pishinë, një spa dhe një palestër.