×
Secondary Adv

Keto jane 12 paisjet inteligjente, te cilat i nevojiten shtepise tuaj

Share on Google+

Tekonologjia kohët e fundit ka hapur një epokë të re zhvillimi. Ne tani jemi të rrethuar nga pajisje elektronike inteligjente të të gjitha llojeve dhe kjo padyshim e bën jetën tonë më të lehtë. 

 

Më poshtë po ju prezantojmë disa nga paisjet intelegjente, të cilat duhet ti kemi në shtëpinë tonë. Ato janë:

 

1. Soundwall

“Soundwall” është një paisje inteligjente, e cila varet në në murin e shtëpisë tuaj. Ajo jo vetëm duket bukur, por edhe mund të luajë muzikë duke përdorur Wi-Fi.

 

2. Ksafe

Ksafe është një paisje, e cila ju ndihmon për të krijuar zakone të mira. Ajo është në formën e një kavanozi dhe përshembull nëse dikush ka vendosur të mos pijë më cigare, por pas disa kohësh ndryshon mendje atëherë Ksafe e ndihmon të arrijë qëllimin e tij. Mjafton që ju ti vendosni cigaret brenda kavanozit dhe të caktoni një periudhë kohore. Atëherë Ksafe nuk do të hapet derisa të përmbushet koha që ju keni vendosur.

 

3. iRock

Kjo është një paisje e krijuar nga MiCasa Lab. Ajo është në gjendje që të kthejë energjinë kinetikë, të prodhuarnga nga një karrige lëvizëse në elektricitet. Në këtë mënyrë ju mund të karikoni iPad-in tuaj.

 

4. Biberoni “inteligjent”

Ky biberon ju lejon të monitoroni temperaturën, mjekimin dhe vendndodhjen e fëmijës suaj nëpërmjet smartphon-it tuaj.

 

5. Petcube

Kamera Petcube është një nga produktet e para, që lejon pronarët e kafshëve shtëpiake ti shikojnë, bisedojnë dhe luajnë me ta nëpërmjet smartphon-it të tyre pavarësisht se ku ata ndodhen.

 

6. Shiriti "Muse Brain"

Muse është një paisje inteligjentë, e cila ju ndihmon të qetësoheni dhe të largoni stresin.

 

7. Hizero

 Hizero është një paisje revolucionare për pastrim. Ajo mund të pastrojë si mbeturinat e lagështa dhe të thata.

 

8. Ngjitësi Jelly

Ky është një lloj ngjitësi, i cili ju ndihmon të pastroni me lehtësi edhe hapësira të tilla si  tastiera e kompjuterit.

 

9. Koka “inteligjente” e dushit

Kjo paisje ju ndihmon të parandaloni surprizat me temeraturat e ujit. Ai ka një ekran, i cili e ndryshon sfondin në varësi të temperaturës.

 

10. Paisja “Silent Partner”

Njerëzit gërhasin për shumë arsye, por zhurma e saj është mjaft bezdisëse dhe shqetësuese për shumë njerëz. Por për këtë ju ndihmon “Silent Partner,” e cila është një paisje mjaft e rehatshme dhe thjesht qetëson zhurmën.

 

11.  Tuneli “Sun Skylight”

Nëse keni një shtëpi të errët ose nuk ka dritë të mjaftueshme, atëherë ky tunel  mund të zgjidhë problemin tuaj. Ai lejon të hyjë dritën natyrore dhe është mjaft i lehtë për tu instaluar.

 

12. Netatmo

Netatmo është një sistem alarmi inteligjent. Ai ndjen kur në shtëpinë tuaj hyjnë të huaj dhe ju lajmëron në smartphon-in tuaj.


Më të lexuarat