Njihuni me qytetin ku njerezit komunikojne ne 150 gjuhe te ndryshme
Malmö është qyteti i tretë më i madh i Suedisë. Ai ndodhet në provincën e Skanes.
Ai nuk është i pari në listën e qyteteve për të vizituar në Skandinavi. Me pak fjalë, Malmö kurrë nuk e mori vëmendjen, që me të vërtetë e meriton. Megjithatë, shumë do të thonë se ai është një qytet i mahnitshëm dhe gjithçka duhet të bëni është të shijoni bukurinë e tij.
Në Malmö ju do të takohoni shumë njerëz të ndryshëm dhe të dëgjoni 150 gjuhë të ndryshme. Padyshim vendndodhja e tij dhe mundësia për një punë të paguar mirë, bashkoi njerëz të kombësive të ndryshme në një vend të vetëm. Aty çdo gjë është e bukur dhe e organizuar. Ju duhet të vizitoni të gjitha pjesët e qytetit si: parqet e shumtë, bibliotekën, muzeun e teknologjisë, ndërtesën më të re në Malmo, kullën HSB, Mbetjet e kalasë së vjetër Malmöhus e ndërtuar nga Erik të Pomerania në 1434.