×
Secondary Adv

Koreja e Jugut nderton anijen-hotel ne maje te nje shkembi

Share on Google+

“Resort Sun & Yacht” është një hotel, i cili ndodhet në bregun lindor të Koresë së Jugut. Ai është dizenjuar në formën e një anije turistike.


Anija-hotel ka një  gjatësi 165 metër dhe  lartësi 45 metër. Ai është konsideruar si i pari i këtij lloji në të gjithë botën. Hoteli është ndërtuar në majë të një shkëmbi të madh duke të dhënë përshtypjen e një anije, që ka ngecuar aty.

 


Hoteli spektakolar u ndërtua brenda një anije gjigante të dalë jashtë përdorimit duke u kthyer në një destinacion shumë të pëlqyer për turistët. Anija ofron një pamje të mrekullueshme, restorante me pesë yje, një sallë martesash, fushë volejbolli, palestër, një pishinë të madhe edhe një pistë të vogël golfi.
Hoteli gjithashtu ka një park , një liqen, një sallë ekspozitash dhe një zonë vëzhgimi me dysheme xhami, e cila qëndron pezull mbi det.


Më të lexuarat