×
Secondary Adv

Shkencetaret parashikojne sesi do te zhvillohet njeriu deri ne vitin 2050

Share on Google+

Futurologu Dr Ian Pearson jo vetëm beson se teknologjia do të bëjë të mundur që njerëzit të bashkohen me kompjuterët, por kjo do të krijojë një specie krejtësisht të re e quajtur Homo Optimus.

 

Ideja është që të gjitha mendimet dhe përvojat tona do të ngarkohen dhe do të ruhen në internet për brezat e ardhshëm, kështu në mënyrë dixhitale do të jemi të pavdekshëm. Ai pretendon se kjo mund të ndodhë më parë 2050. Këto parashikime të bëra prej tij do të çohen në Panairin “The Big Bang 2016.”

 

  

Dr Ian Pearson beson se brenda 35 viteve të ardhshme, njerëzit do të “jetojnë” në internet dhe kafshët tona mund edhe të “flasin”me ne si barbie në jetën reale. Me gjene të optimizuara dhe organe të shtuara nga lidhjet me teknologjinë e jashtme njerëzit do të jenë më të bukur, më inteligjentë, shumë më të sofistikuar emocionalisht, më të aftë fizikisht, më tepër shoqërorë, të shëndetshëm dhe përgjithësisht më të lumtur. Pra, ashtu si njerëzit përqafojnë zhvillimet teknologjike dhe gradualisht  shndërohen në androidë (robotë me pamje njeriu), ne mund të shohim sesi avash-avash një Homo Sapiens zëvendësohet nga një Homo Optimus. Dr Pearson beson se me një lidhje të plotë mes trurit të njeriut dhe një kompjuteri, njerëzit mund të lëvizin mendjen e tyre në një trup të përmirësuar android.


Më të lexuarat