×
Secondary Adv

Tokio do te ndertoje ne oqean nje qytet ekologjik per te perballuar ndryshimet klimatike

Share on Google+

Si munden qytetet e vendosur  pranë oqeanit Paqësor të zbutin efektet e ndryshimit të klimës, rritjen e nivelit të detit, tornadot dhe aktivitetin sizmik?

 

Firmat arkitektonike “Kohn Pedersen Fox Associates” dhe “Leslie E. Robertson Associates” propozuan ndërtimin e një qyteti ekologjik në Tokio. Ai do të ndërtohet mbi një infrastrukturë elastike, e cila mund të përballojë rreziqet, që mund të vijnë nga uji dhe njëkohësisht të shfrytëzojë lloje të ndryshme të energjisë së rinovueshme (përfshirë edhe energjinë kinetike nga trenat). Ky projekt madje parashikon edhe përdorimin e sistemit të transportit Hyperloop të Elon Musk. Propozimi përfshin një infrastrukturë bregdetare mbrojtëse, e cila vepron si një amortizator si edhe një grumbull ishujsh, ku mund të strehoen rreth 500 000 njerëz. Unazat gjashtëkëndore të mbushura me ujë do të lejojnë ndarjen e burimeve të tilla si: rezervuarë të ujërave të ëmbla, limane, plazhe publike dhe parcela bujqësore urbane. “Sky Tower Mile” do të jetë struktura kryesore e banimit me një lartësi 1.600 metra. Kjo ndërtesë super e lartë do të ketë hapësira të përbashkëta publike, zona tregëtare, restorante, hotele, biblioteka, palestra dhe klinika shëndetësore.


Më të lexuarat