Ky eshte avioni i pare pa motor, i cili fluturon duke perdorur vetem eren
Specialistët e aviacionit kanë ndërtuar një avion pa motor, i cili mund të fluturojë deri në lartësinë 27,430 metra duke përdorur erën.
Ai është quajtur Airbus Perlan II dhe ështëi pari i këtij lloji në botë. Pritet që avioni të bëjë fluturimin e parë ne qershor në Argjentinë. Qëllimi i projektit është që të hapë një botë të re të zbulimeve, të cilat lidhen me lartësinë e fluturimeve, ndryshimet klimatike dhe eksplorimin e hapësirës.
Pavarësisht se nuk ka motor, shpejtësia e vërtetë e avionit pa motor do të jetë më shumë se 643 km/h dhe dendësia e ajërit do të jetë rreth 2% më pak se ajo në nivelin e detit. Ekuipazhi do të marr frymë nga një sistem i ngjashëm me atë që përdorin astronautët në hapësirë. Përveç ekuipazhit të tij me dy persona ai do mbajë edhe instrumentet e nevojshme shkencore për të siguruar të dhëna të reja për ndryshimet klimatike dhe atmosferës së sipërme. Fakti që i mungon motori, Perlan II mund të eksplorojë në skaj të hapësirës pa ndotur atmosferën, që ai do të studiojë.