×
Secondary Adv

Ne SHBA prodhohet tulla ekologjike nga mbetjet industriale

Share on Google+

Tullat prej balte janë të përdorura gjerësisht në fushën e ndërtimit.  Për të bërë ato, materialet duhet të digjen në temperatura të larta (900-1000°C) për të arritur forcën e duhur,  duke emetuar kështu në atmosferë shumë gazra serë. 

 

Duke parë këtë problem një ekip studentësh nga “Instituti i Teknologjisë” në Masaçusets projektuan tullën ekologjike “Blac.” Ajo është e lirë, nuk shkakton ndotje, prandaj është një alternativë e shkëlqyer për të zëvendësuar në të ardhmen tullën tradicionale të ndërtimit. E prodhuar nga mbeturinat industriale, tulla “Blac” forcohet në temperaturën e dhomës me anë të një procesi kimik , i cili krijon komponentët e saj. Kështu, duke mos qënë e nevojshme djegia e sasive të mëdha të qymyrit për prodhimin e saj, emetimi i gazrave të dëmshëm për mjedisin janë ulur në mënyrë drastike. Tani tulla “Blac” është duke u testuar në Muzaffarnagar, një qytet në verilindje të Nju Delhit. Nëse ajo është e qëndrueshme jo vetëm do të përdoret gjerësisht në fushën e ndërtimit, por edhe do të reduktojë problemin e ndotjes së ajërit në Indi.


Më të lexuarat