×
Secondary Adv

Projekti per avionin efikas ne energji mund te kurseje miliona ne karburant

Share on Google+

Linjat ajrore me çmim të ulët e kanë bërë të përsosur artin e të kursyerit para.  Kompania “EasyJet” me bazë në Mbretërinë e Bashkuar, ditën e martë  prezantoi një projekt të ri, i cili mund të kursejë miliona dollarë mbi karburantet ndërkohë që riciklon ujin për pasagjerët.

 

Ai është pak a shumë si sistemi i filtrimit të ujërave të zeza në tualetet e zakonshme, vetëm se “ujërat e zeza” në këtë rast do të vinë nga qelizat e karburantit me hidrogjen (jo nga tualeti i avionit). Një qelizë karburanti me hidrogjen e vendosur në mbajtësen e avionit do të merrte energji nga frenat e avionit gjatë uljes. Më pas kjo energji do të rimbushte bateritë me peshë të lehtë ndërkohë që avioni është në tokë. Këto bateri do të përdoren gjatë ecjes së avionit në pistë duke shmangur përdorimin e motorëve reaktivë. Sipas llogarive të kompanisë “EasyJet” rreth 4%  të konsumit të karburantit e zë ecja e avionit në pistë gjatë nisjes dhe uljes. EasyJet ka zbuluar një koncept që do të përdorë qelizat e hidrogjenit për të fuqizuar avionin në tokë. Kompania ajrore njoftoi që testimi i këtij sistemi do të fillojë këtë vit. Dhe ëse ky projekt rezulton i suksesshëm atëherë edhe pasagjerët do të kishin bileta edhe më të lira.


Më të lexuarat