Secondary Adv

Kjo paisje ju lejon te uleni ndersa jeni ne kembe. Ja se si funksionon...

Share on Google+

Hulumtuesit japonezë kanë krijuar një karrige, e cila mund “të vishet.” Ajo quhet Archelis dhe mund të ndihmojë ata që duhet të qëndrojnë në këmbë për disa orë në punën e tyre.

 

Archelis në gjuhën japoneze që do të thotë karrige që “vishet.” Ajo është krijuar nga kompania Nitto në bashkëpunim me Qendrën e Universitetit Chiba dhe Japonia Polymer Technology. Në pamje të parë Archelis nuk duket aspak si një karrige, por më tepër si një mbajtëse për këmbët.

 

Përdoruesi i Archelis nuk do të marrë rehatinë e plotë të të ulurit në një karrige, por paisja u siguron atyre mbështetjen e duhur dhe u lejon të ulen kudo dhe kurdo që kanë nevojë. Ajo është e mbështjellë rreth këmbëve të përdoruesit  dhe përfundon tek të ndenjurat, duke ju ofruar atyre lirinë e zgjedhjes të një qëndrimi, i cili është më i rehatshëm se thjesht të rrish në këmbë. Kjo paisje punon duke e shpërndarë presionin mbi kofshë dhe këmbë, duke shkaktuar një reduktim të lodhjes së muskujve. Ajo është krijuar duke përdorur vetëm pjesë të karbonit, është fleksibël dhe e rehatshme, punon pa energji elektrike apo bateri. Produkti është ende në zhvillim dhe është planifikuar të dalë në treg gjatë këtij viti.


Më të lexuarat