×
Secondary Adv

SHBA krijohen bankomatet, qe kane nevoje vetem per nje aplikacion per te terhequr para

Share on Google+

Kompania “JPMorgan Chase” po përgatitet për të futur në treg disa bankomate të rinj, të cilët për të bërë tërheqjen kërkojnë vetëm një aplikacion.

 

Ato nuk kërkojnë karta të bankomateve dhe do të trefishojnë limitin e tërheqjes deri në 3 000 dollarë. Këto makina tashmë janë testuar në Uashington. Përmirësimi i ATM-ve do të lejojë konsumatorët të heqin qafe shiritin magnetik dhe të hyjnë në llogari duke përdorur një aplikacion. Ashtu si aplikacionet e tjera të pagesës si: “PayPal Venmo”dhe “Jack Dorsey's Square” vazhdojnë të rriten edhe lidhja e ATM-ve me telefonat celularë është një hap i rëndësishëm drejt së ardhmes për transferimin e parave. Gjithashtu duke i bërë këto veprime me aparatin celular kurseni edhe paratë e bankës. Për të bërë një depozitë në bankë me arkëtarin kushton rreth 65 cent dhe 8 cent në një ATM, kurse nëpërmjet një aplikacioni në celular kushton vetëm tre cent.


Më të lexuarat