A e keni imagjinuar të keni një trajner në topin tuaj të futbollit?! Kjo është në thelb ajo që ka bërë kompania “Inside Coach.” Ajo ka krijuar një top futbolli “inteligjent,” i cili mund të monitorojnë aftësitë e një lojtari, të ndjekë progresin e tij, ti japë këshilla se si të përmirësohet dhe ta bëjë praktikën sa më interesante.
Ai duket si një top futbolli i rregullt dhe vjen në dy madhësi të ndryshme: madhësia 4 për fëmijët e moshave 8 deri 12 dhe madhësia 5 për moshat 12 vjeç e lart. Sensorët brenda topit zbulojnë dhe regjistrojnë variabla të tilla si: sa fort është goditur topi, shuma (sasia) e rrotullimeve, distanca dhe trajektoria e topit pas goditjes, numëri i pasimeve dhe prekjeve. Rezultatet shfaqen në një paisje “smart”, e cila është e lidhur me topin nëpërmjet Wi-Fi duke përdorur një përcjellës iOS ose aplikacion Android. Ai është projektuar të jetë i qëndrueshëm ndaj kushteve të motit, por gjithsesi nuk rekomandohet të luhet në shi për një kohë të gjatë. Nëse gjithçka shkon si duhet, atëherë ai pritet të dalë në treg në 2016.