Zinkimi ne te nxehte, i sigurte dhe miqesor me mjedisin
SELMANI shpk ofron shërbimin e zinkimit në të nxehtë sipas EN1461 për konstruksione metalike dhe elementë të strukturave të çelikut.
Avantazhet e Galvanizimit:
Përparësi Ekonomike
Me një shpenzim paraprak prej 25 % (kostoja e zinkimit) , ju do te zgjatni disa herë jetegjatësine e konstruksioneve tuaja, të cilat nuk do të kene me nevoje për mirëmbajtje periodike (lyerje, ri-lyerje dhe rifinitura etj).
Kursen Kohë
Teknologjia e zinkimitme zhytje (Hot Dip Galvanizing / HDG), siguron trajtimin më efikas krahasuar me cdo lloj tjetër lyerje apo mbrojtjeje antikorrozive (përfshi këtu lyerjen klasike, polverizimin, apo bituminimin).
Qëndrueshmëri Konstruktive
Mbron celikun nga korrozioni, duke siguruar aftësine mbajtëse dhe qëndrueshmërine e konstruksioneve, duke u zgjatur jetën në ambiente agresive
Mbrojtja e mjedisit
Zinku si metal, është plotësisht jo-toksik dhe gjendet natyrshem (i lire apo në forma te tjera) ne tokë, ujë dhe biosferë, tek kafshët dhe njeriu , kesisoj Zinku eshte një element i cili bashkejeton në harmoni me një pjese te mirë te organizmave te gjallë dhe është i riciklueshëm pa impakt ambiental. PROCESI I ZINKIMIT SIPAS EN1461 Çdo element apo konstruksion metalik që zinkohet, para se të jetë gati për përdorim kalon nëpër të gjithë proceset e mëposhtëm:
Etapat qe percaktojne procesin e zinkimit në të nxehtë në ndërmarrjen tonë janë:
Heqja e vajrave / Zhveshja apo trajtimi me tretësirë acide / Shpëlarja me ujë / Fluksimi ose trajtimi me kripëra/ Tharja dhe parangrohja / Zinkimi në të Nxehtë.