Harrojini makinat autonome, po krijohen avionet elektrik
Elon Musk ka krijuar çdo gjë vetë nga raketat hapësinore deri tek makinat autonome. Por, mesa duket kjo nuk është e mjaftueshme për të, pasi këtë javë ai ka zbuluar planet e tij për krijimin e një avioni elektrik.
“Kam menduar pak më shumë për avionët elektrik me ulje dhe ngritje vertikale. Jam shumë i tunduar të bëj diçka rreth kësaj:”, tha Musk. Në fakt ai nuk është i pari që mendon të përdorë fuqinë elektrike për udhëtimet ajrore. Avionët elektrikë për pasagjerë janë folur që në vitet 1970, por nuk janë bërë realitet për shkak të pengesës së madhe të teknogjisë së baterive. Megjithatë, ka disa aeroplanë, si 787 dhe A350, të cilët përdorin bateri për të drejtuar disa sisteme të aeroplanit, që nga programi i fluturimit deri te sipërfaqet e krahëve. Gjithsesi, ajo çfarë Musk po planifikon të realizojë është një aeroplan tërësish elektrik. Kjo mund të realizohet sapo prodhuesi i baterive Gigafactory i Tesla-s të fillojë të prodhojë bateri të lira me jone litiumi të pasura me energji.