Secondary Adv

Marok, faza e pare e fermes gjigande diellore fillon punen per prodhimin e energjise

Share on Google+

Në përpjekje për të reduktuar varësinë e tyre nga energjia e jashtme dhe gazet serë, Maroku po ndërton centralin më të madh të energjisë diellore në botë.

 

Nëpërmjet kësaj Mbreti Mohammed VI shpreson të prodhojë gjysmën e energjisë së vendit deri në vitin 2020. Noor 1, faza e parë e fermës gjigande diellore, sapo ka filluar punën për prodhimin e energjisë.

 

I gjithë projekti përbëhet nga 4 faza, të cilat janë të ndërlidhura me njëra- tjetrën. Ky projekt do të përfshijë një sipërfaqe totale me të njëjtën madhësi sa kryeqyteti i vendit, Rabati. Kur të përfundojë, centrali do të prodhojë 580 MW të energjisë elektrike, ose ekuivalentin e 1 milion shtëpive. Aktualisht Maroku e importon 97% të energjisë, diçka që ky projekt kërkon të ndryshojë. Në ndryshim me panelet diellorë tradicionalë kjo fermë diellore përdor pasqyra të lakuara, secila prej tyre është 12 cm e lartë. Vetëm në fazën e parë janë rreshtuar 500,000 pasqyra në 800 rreshta për të kryer mbledhjen e energjisë. Kurse ndërtimi i dy fazave të tjera të projektit Noor 2 dhe 3 Noor është vendosur të fillojë në vitin 2017.


Më të lexuarat