Njihuni me robotin, i cili mund tu sjelle porosine ne dhomen tuaj te hotelit
Ai quhet “Relay” dhe mund të sjellë për ju çdo gjë si: peshqirët, pastën e dhëmbëve apo edhe kafen. Roboti përdor Wi-Fi dhe kamerat 3D për të naviguar. Me financimin e kohëve të fundit prej 15 milion dollarësh “shërbëtori” autonom mund të bëhet shumë shpejt popullor.
Deri më tani, 12 prej këtyre robotëve janë punësuar në SHBA dhe janë në përdorim në pesë prej hoteleve më të mirë të botës. Këtu përfshihen “Residence Inn” nga Marriott Los Angeles LAX / Century Boulevard, ku Relay bën dërgesa rutinë dhe gjithashtu sjell kafen për mysafirët nga “Starbucks” në hollin e hotelit. Roboti është 91 cm i gjatë dhe në pjesën e sipërme ka një ndarje, e cila mund të jetë e mbushur me artikujt që do të shpërndahen. Sipas Savioke ata kanë bërë më shumë se 11.000 dërgesa gjatë vitit të kaluar dhe kanë përshkuar 3.000 km. Ndërsa disa njerëz mund të thonë se këta robotë do të zëvendësojnë punën e njeriut, kjo nuk është e vërtetë, pasi ata do të lejojnë punonjësit njerëz të përqëndrohen më shumë në detyra të tjera.