×
Secondary Adv

Tokio do te ndertoje kullen, qe do jete dy here me e larte se

Share on Google+

Japonia ka në plan të ndërtojë ndërtesën më të lartë në botë, e cila kur të përfundojë do të jetë dy herë më e gjatë se Burj Khalifa.

 

Ajo është quajtur “SkyTower Mile” dhe do të jetë 1.6 kilometër e gjatë. Kjo kullë do të jetë në gjendje të akomodojë 55.000 pesona në Tokio Bay, një gji në juglindje të kryeqytetit japonez.

 

Nëse plani për ndërtimin e saj pranohet, atëherë ajo do të jetë e rrethuar nga një grup ishujsh gjashtëkëndorë të bërë nga vetë njeriu. Ata janë projektuar për të mbrojtur Tokion nga përmbytjet dhe njëkohësisht do të shërbejnë si shtëpi për më shumë se gjysëm milion njerëz. Kulla dhe ishujt periferikë janë dizenjuar nga Kohn Pedersen Fox dhe firma inxhinierike “Leslie E Robertson”. Struktura do të ketë panele diellorë, mullinj me erë dhe ferma algash me qëllim që të sigurojë energjinë elektrike nga burime të rinovueshme. Kulla do të ketë restorante, qendra tregëtare, palestra, hotele, klinika shëndetësore dhe biblioteka, të cilat do jenë në dispozicion për qiramarrësit. Fasada e kullës është projektuar në mënyrë të tillë që ajo të mbledhë, filtrojë dhe kursejë ujin, duke parandaluar kështu nevojën për pompimin e tij për katet e larta. Ndërtimi i kësaj kulle është planifikuar të përfundojë në vitin 2045.


Më të lexuarat