×
Secondary Adv

Keto jane disa nga projektet me te medha inxhinierike te se ardhmes

Share on Google+

Miliarderë nga vende të ndryshme të botës kanë investuar në ndërtimin e superstrukturave, të cilat e kapërcejnë çdo logjikë dhe arsye.

 

Më poshtë po ju prezantojmë disa nga projektet më të mëdha inxhinierike, të cilët do të ndërtohen në të ardhmen. 

 

1. Super Qyteti kinez

Me një sipërfaqe 790 kilometra katrorë dhe një popullsi prej mbi 20 milionë banorë, New York është konsideruar si një nga qytetet më të mëdha në botë. Por në Pekin është planifikuar ndërtimi i një qyteti gjigand, i cili do të strehojë rreth 130 milion njerëz. Ai do të ketë një sipërfaqe prej 212,000 kilometrash katrorë. Edhe pse kjo tingëllon si fantashkencë, puna për ndërtimin e tij ka filluar që në vitin 2013. 

 

2. San Francisko-Los Anxheles Hyperloop 

Për herë të parë propozimi për ndërtimin e Hyperloop u bë nga miliarderi Elon Musk. Ai është një sistem tubash me presion, të cilët lëvizin me shpejtësi super të lartë. Në fillim kjo ide u hodh poshtë, por në maj të 2015 një kompani në Kaliforni morri lejën për të filluar ndërtimin e parë të tij. 

 

3. Kanali i Nikaraguas

77 kilometra i gjatë kanali i Panamasë do të mbetet një nga krijimet më të të mëdha të inxhinierisë në të gjitha kohërat. Megjithatë kjo mund të ndryshojë në të ardhmen, pasi në 2014 filloi puna për ndërtimin e një kanali tri herë më të gjatë se ai i Panama-së dhe dy herë më të thellë. Ky projekt u ideua nga miliarderi kinez i telekomit Wang Jing dhe kushton rreth 50 miliard dollarë. Parashikimet më optimiste pretendojnë se anija e parë do të mund të kalojë kanalin në vitin 2019.

 

4.Ferma gjigande me panele diellorë ne Tunizi

Ky projekt u prezantua në vitin 2014. Ai synon ndërtimin e një ferme me panele diellorë në Tunizi, në një sipërfaqe rreth 100 km2, rreth 3 herë më e madhe se sipërfaqja e Macaut.

 

5. Mali artificial në Hollandë

Holanda është një vend i njohur për projektet inxhinierike absurde. Krahina e  Flevoland, pranë Amsterdamit u krijua në vitin 1932 duke e zgjeruar vendin në disa mijëra kilometra tokë. Në krahasim me këtë dhe projekte të tjera të bonifikimit të tokës të ndërmara më parë nga holandezët, ndërtimi i një mali do të jetë e lehtë.

 

6. Hoteli i arabisë Saudite në Mekë

Vitet e fundit, Arabia Saudite ka filluar ta kthejë qytetin e lashtë të Mekës në një Las Vegas të Lindjes së Mesme. Në majë të këtij transformimi në të ardhmen mund të jetë “Abraj Kudai.” Ai do të jetë një hotel luksoz me 5 yje, i cili do të jetë aq i madh sa më shumë do të ngjajë me një qytet-shtet vertikal. Ai do të jetë 148.5 metër i lartë.  Të paktën pesë kate do të jenë të rezervuar për përdorim ekskluziv nga familja mbretërore Al-Saud. Pjesa tjetër e ndërtesë do të përmbajë rreth 10,000 dhoma gjumi dhe mbi 70 restorante të klasit të lartë. Kjo ndërtesë do të kushtojë të paktën 2. 97 miliard euro.

 

7. Megaqyteti vertikal i Kinës

I njohur si “Cloud Citizen” kur të përfundojë, ndërtesa do të përfshijë tre kulla të ndërlidhura me njëra-tjetrën dhe do të jetë vetëm pak metër më e ulët se Burj Khalifa. Ajo do të ketë një sipërfaqe rreth 2 kilometër katror, pak më e vogël se ajo e Monakos. Ajo është projektuar që të veprojeë si një qytet brenda qytetit.

 

8. Qytetet “inteligjentë” gjigandë në Indi 

Një qytet ku çdo gjë është e lidhur me internetin dhe një qendër qëndrorë, e cila lidh çdo qytetar. Kjo tani mund të jetë së shpejti një realitet dhe jo në Kaliforni. I njohur si “Dholera”, ky është një nga projektet infrastrukturore më të mëdha të qeverisë indiane. Ky projekt do të kushtojë rreth 90 miliard dollarë. Ai do të jetë dy herë më i madh se Mumbai. Por Dholera është vetëm maja e ajsbergut, pasi qeveria ka plane të ndërtojë edhe 23 qytete të tjerë “inteligjentë” në të gjithë rajonin.

 

9. Arkipelagu artificial i Azerbajxhanit

Në ujërat e Detit Kaspik, në Azerbajxhan do të ndërtohet një arkipelag. Ai do të përbëhet nga 55 ishuj të veçantë. Do të ketë aeroportin e vet, klubin e jahteve etj. Aty do të streohen rreth 800 mijë banorë dhe kulla e arkipelagut do të jetë ndoshta më e larta në tokë. Ky projekt do të kushtojë rreth 100 miliard dollarë dhe u ideua nga biznesmeni miliarder Ibrahim Ibrahimov.

 

10. Plani “One Belt, One Road”

Ky projekt njihet me emrin “One Belt, One Road” është një nga rrugët tregëtare më të mëdha një botë. Ajo është më shumë se 10,000 kilometra e gjatë, më e gjatë se distanca e Nju Jorkut nga Bueno Aires.


Më të lexuarat