×
Secondary Adv

Se shpejti vjen ne treg bateria e celularit, qe zgjat deri ne nje jave

Share on Google+

Ditëve kur duhet të karikoni telefonin çdo natë apo duhet të mbani një adaptues me vete po u vjen fundi. 

Një komapni e quajtur “Intelligent Energy” ka nënshkruar një marrëveshje me një kompani, që merret me prodhimin e telefonave inteligjentë për të sjellë këtë teknologji të re tek pajisjet e saj.  Emri i kompanisë nuk është bërë ende i ditur, vetëm është përshkruar si një “operator në zhvillim”. Marrëveshja thuhet se do të vlejë 10.7 milion dollarë. Bateria mund të zgjatë deri në një javë, pa qenë e nevojshme të karikohet. Prototipi i këtij sistemi funksionon në të njëjtin mënyrë si ai tek makinat elektrike, vetëm se është më i vogël. Ai përmban një bateri me teknologjinë unike, që prodhon energji duke përzier hidrogjenin me oksigjenin. Bateria është kaq e hollë sa mund të përshtatet mjaft mirë në një iPhone 6. 


Më të lexuarat