Prodhohet cimentoja, qe thith ndotjen e ajrit dhe e kthen ate ne kripe te pademshme
Shumë ndërtesa në qendrat e qyteteve të mëdha kanë njolla të lëna nga trafiku i rënduar dhe ndotja, por një lloj i ri i çimentoje mund ta ndryshojë këtë.
Një firmë ndërtimi italiane ka prodhuar një çimento “biodinamike”, e cila mund të heqë ndotësit nga ajëri në mënyrë automatike. Çimentoja, e cila është e bërë nga mbetje të riciklueshme të mermerit, thith oksidin e azotit dhe ndotjen e squfurit dhe i konverton ato në kripëra të padëmshme. Për këto ajo përdor një katalizator titani, i cili aktivizohet nga drita ultravjollcë për të nxitur reaksionin kimik. Më pas kripërat lahen kur bie shi. Kjo lloj çimentoje tashmë është përdorur për të krijuar një ndërtesë në Milano të quajtur Palazzo Italia, e cila përfundoi ne 2015. Palazzo është projektuar nga arkitektët Nemesi & Partners. Ajo konsumon 40 për qind më pak energji se sa ndërtesat tradicionale, ka një çati qelqi dhe panele diellore, të cilët mund të prodhojnë deri në 140 kilovat. Për ndërtimin e saj u përdorën më shumë se 2.200 ton çimento “biodinamike.”