
Dyert dhe dritaret e profilit VEKA ofrojne elegance dhe siguri per shtepine tuaj
Një mundësi e shkëlqyer zgjedhjeje janë dritaret dhe dyert nga profilet VEKA te cilat vijne ne tregun shqiptar nga kompania Kamer Ideal Plast. Ato ofrojnë cilësi të nivelit të lartë, komoditet të përsosur dhe jetëgjatesi për vite me rradhë.
Dritare të bukura – me forma dhe ngjyra të shumëllojshme nga VEKA
Dritaret dhe dyert nga profili VEKA prodhohen në forma dhe madhësi të ndryshme, si : kënddrejta, trekëndëshe, të harkuara, ovale ose të
rrumbullakta.Këto janë veçanërisht të rëndësishme kur meremetohen ndërtesa të vjetra dhe kur fasada duhet të mbetet e pandryshuar nga ana vizuale.Krahas ngjyrës së bardhë të dritareve me PVC, ofrohen mbi 40 ngjyra, dizajne dhe tekstura të drurit dhe të aluminit, gjë që na lejon të përmbushim shijen e të gjithë atyre që zgjedhin të bashkëpunojnë me ne.
Programi i VEKA është fleksibël dhe i shumëllojshëm
Profilet VEKA (me tre, pesë dhe gjashtë dhoma), prod hohen në sisteme të ndryshëm, të cilët dallohen sipas dizajnit dhe veçorive teknike. Ju keni mundësi të zgjidhni midis modeleve klasike, të rrafshta ose të rrumbullakëta, me sisteme të ndryshme të mbylljes dhe me tre thellësi (70, 82 dhe 90mm) të montimit. Në këtë mënyrë bëhet e mundur që çdo dritare të krijohet sipas dëshirave tuaja dhe sipas kërkesave arkitektonike.
Midis 2000 profileve, bordurave dhe pjesëve plotësuese për linjat e ndryshme të sistemit, me siguri do të gjendet zgjidhja e duhur edhe për dritaret tuaja të reja.
Mirëmbajtje e thjeshtë
Ditaret e VEKA-s mirëmbahen jashtëzakonisht lehtë, duke përdorur leckën e butë dhe mjetet e duhura për pastrim. Ato nuk pastrohen me fërkim, pasi dëmton ngjyrën. Gjithashtu dritaret e VEKA –s nuk është e nevojshme të lyhen, të smerilohen, të mbushen apo të pastrohet xhami nga ngjyra.
Izolim i përsosur – për qetësi më të madhe dhe klimë më të mirë në shtëpi dhe në ambiente të hapura.
Dritaret nga profilet VEKA kanë veçori të larta izolimi, në sajë të të cilave ulet ndjeshëm niveli i zhurmave dhe e bëjnë shtëpinë ose banesën tuaj më të qetë dhe të këndshme. Nëse vendosni të blini dritaret PVC të VEKA-s, jini të sigurt se do të shpërbleheni.
Profilet VEKA Klasa A
Kualiteti i profilit është përcaktuar para së gjithash me gjeometrinë e tij , madhësinë, formën tërthore të prerjes dhe strukturën e pjesëve (dhomave) të ndryshme. Për shembull, dhomat e mbushura me ajër dhe thellësia e madhe e ndërtuar përmirësojnë karakteristikat izoluese dhe stabilitetin e dritareve, kurse muret e trashë të profilit shërbejnë për rritjen e fortësisë dhe rezistencës.
Mbrojtja nga drita dhe nga shikimet e padëshiruara
Nëse shtëpia juaj gjendet në anë të rrugës me diell, atëherë kemi zgjidhjen e duhur për ju : roletat, kanatat dhe grilat e VEKA . Ato janë të modeluara shumë mirë, kanë pamje tërheqëse dhe janë të sigurta. Ato ofrojnë mbrojtje të efektshme nga dielli, nxehtësia dhe nga shikimet e padëshiruara, pasi prodhohen në ngjyrën dhe dizajnin e njëjtëa si profilet e dritareve.
Dritaret dhe dyert stabile – çfarë është e sigurt?!
Shtëpia juaj ju mbron ju dhe familjen tuaj. Dritaret dhe dyert janë midis elementeve më të rëndësishme të kësaj mbrojtjeje. Prandaj në momentin e zgjedhjes, bëni kujdes në cilësinë dhe qëndrueshmërinë e tyre. Dritaret e punuara nga profilet PVC të VEKA janë mjaft stabile dhe mund të përballojnë ngarkesa të mëdha. Me ndihmën e armaturave, xhamave dhe dorezave të veçanta, ato shtojnë edhe më shumë sigurinë e mbrojtjes nga dhunuesit e banesave duke u bazuar në kriteret më të larta të sigurisë.
Per me teper informacion klikoni ketu
Më të lexuarat








