Nokia FIT, unaza me te cilen mund te beni telefonata dhe mesazhe
Një nga problemet më të mëdha të smartphon-ëve modernë është madhësia e tyre. Sigurisht që një ekran i madh është shumë i mirë dhe i përshtatshëm për ata që luajnë lojëra apo lexojnë informacione.
Por kur bëhet fjalë se ku duhet ta mbajmë paisjen lind një problem, xhepat varen dhe krijon edhe jo rehati (siklet) gjatë ecjes. Për këtë arsye u krijua edhe unaza Nokia FIT. Me anë të saj ju mund të bëni dhe të merrni si telefonata shtu edhe mesazhe. Kjo unazë është e papërshkueshme nga uji. Ajo është bërë nga silikon i butë dhe gomë elastike. Përdorimi i këtyre materialeve, si dhe forma e saj e veçantë do të lejojnë që ta përdorin njerëz si me gishta të hollë ashtu edhe të trashë. Natyrisht që ky është ende një koncept, por në këtë nivel që ka arritur tani teknologjia ka shumë gjasa që ky plan të zbatohet me sukses.