Disa ide sesi te keni nje ballkon perfekt per shtepine tuaj
Pasi mbaron punën dhe gjithë aktivitetet që zhvillon gjatë ditës, të buron sëbrendshmi dëshira për t'u rehatuar në shtëpi. Dhe kur ke një shtëpi të bukur plot ngjyra, të ngrohtë e mikpritëse, dëshira për të qëndruar në të është akoma më e madhe. Një mundësi shumë e mirë për tu relaksuar është ballkoni i shtëpisë tuaj, pavarësisht nga përmasat që ai ka. Mjafton që ti ta bësh atë një mjedis të këndshëm.
Ja disa ide sesi si mund ta dekoroni një ballkon të vogël për ta bërë një ambient të dashur për të qëndruar.
1. Përdorni lulet
Ju mund të vendosni në ballkon tuaj lule të të gjitha llojeve dhe ngjyrave. Në këtë mënyrë do të ketë më shumë intimitet, ju do të jeni më shumë në kontakt me natyrën dhe gjithashtu do të ndjeni më shumë kënaqësi.
2. Dritat
Dritat padyshim që mund të të ndryshojnë humorin. Kur ato janë shumë të forta mund tu zgjojnë dhe nuk lejojnë të relaksoheni, ndërkohë që dritat pak të errëta dhe të ngjyrave të ndryshme dhe të vendosura në cepa të ndryshëm ju ndihmojnë të relaksoni trupin dhe mendjen.
3. Hapësira
Zakonisht ballkonet nuk janë shumë të mëdhenj, kështu që atë hapësirë që ju keni përpiquni ta përdorni me mençuri. Nëse ajo është shumë e mbushur jo vetëm do ju krijojë vështirësi në lëvizje, por edhe nuk do të duket bukur.
4. Ballkon me shumë ngjyra
Në mënyrë që ta bëni atë një hapësirë sa më të këndshme, ju duhet ta plotësoni me ngjyra të ndryshme jo vetëm me bimët, por edhe me mobiljet gjithashtu. Për ballkonin duhet të përdorni mobilje me cilësi të mirë, pasi ato do të jenë të ekspozuara gjatë gjithë vitit në çdo lloj moti.
5. Zbukurimi
Çdo gjë është e lidhur me detajet e vogla. Është e pabesueshme se si diçka e vogël, madje që e kemi konsideruar të parëndësishme mund të kontribojë në tërësinë e diçkaje të madhe duke ndryshuar atë plotësisht. Një skulpturë e vogël, një kovë apo edhe një gur mund të ketë një rol të madh në pamjen e ballkonit tuaj.