×
Secondary Adv

Kulla ne formen e spirales ne qytetin e New York-ut

Share on Google+

Bjarke Ingels Group, një nga studiot më të famshme dhe të preferuara të arkitektures ka zbuluar së fundmi planet për një kullë në formë spiraleje, e cila do të ketë hapësira shërbimi dhe zyra. 

 

Godina është planifikuar të ngrihet në New York. Ajo do të jetë 306 metër e lartë, do të ketë 65 kate dhe disa tarraca të gjelbëruara, të cilat varen në formën e ujvarës nga lart poshtë. 

 

 

Në çdo kat të ndërtesës ofrohet një pamje frymëzuese e Manhattan, parkut qëndror, rrethit financiar, dhe lumit Hudson. ”E projektuar në bazë të natyrës dhe kërkesave të njerëzve që do ta popullojne atë, forma spirale siguron që çdo kat i kullës,te kete akses në kopshtin e tarracave të varura, kështu nga kati i parë deri tek i fundit, zonat e pushimit dhe ato të punes, janë në harmoni të plotë me njëra tjetrën” –thotë themeluesi dhe arkitekti kryesor i studios Bjarke Ingels. Me ndërtimin e saj do merret kompania “Tishman Speyer” dhe ndërtesa do të jetë pjesë e rrethit Hudson në New York, një zonë me siperfaqe 264,773.664 m2, e cila do të përmbaje hapësira sherbimi për zyra të klasit A. Kulla kërkon të sigurojë hapësira  pune të hapura, bashkëpunuese dhe të lidhura me njëra tjetrën.


Më të lexuarat