×
Secondary Adv

Keto jane projektet me ambicioze te google

Share on Google+

Google është pa dyshim jo vetëm motori më i famshëm i kërkimit dhe njëkohësisht me i përdoruri, por edhe një qendër e mirëfilltë kërkimi dhe financimi për zhvillimin e teknologjive të reja.

 

Më poshtë po ju renditim disa nga projektet më ambicioze të Google.  Ato janë:

 

1. Google Fiber  – Ofron internet me shpejtësi super të lartë dhe më shumë se 150 kanale televizive. 

 

2. Nest – Njerëzit e njohin si një termostat inteligjent, por ai mund të shërbejë edhe si një detektor për zjarrin apo si nje kamera sigurie për shtëpinë.

 

3. Makina autonome e Google – Ajo ka përshkuar më shumë se 1.3 milion milje në mënyrë autonome nga nëntori i vitit 2015. 

 

4. Wing Project  – Programi për shpërndarjen e pakove përmes përdorimit te dronëve. 

 

5. Lentet e kontaktit – Syze qe shërbejnë për matjen e sheqerit në gjak të të sëmurëve me diabet. 

 

6.Luga që neutralizojn sëmundjen e Parkinsonit – Ajo lejon njerëzit që vuajnë nga dridhjet për shkak të sëmundjes së Parkinsonit të hanë ushqimin e tyre pa e derdhur atë. Kjo paisje i redukton lëkundjet deri në  76%. 

 

7. Projekti “Makani Power” – Prodhimi  i energjisë elektrike me anë të erës.

 

8. Projekti “Loon” – Balonat aerostatike që do te dërgojnë internetin anembanë botës. 

 

9. Projekti për pilulën, që mund të zbulojë qelizat e kancerit

 

 

10. Rrip ore “inteligjent” –  Ai mund të masë ritmin shëndetit, impulsin dhe temperaturën. Gjithashtu edhe faktorë të jashtëm si zhurmat apo dritën.

 

11. Titan Aerospace – Dron me panele diellore, që do të shperndajë internetin dhe është projektuar për të fluturuar për vite me rradhë. 

 

12. Robotët – Boston Dynamics krijon robotë të frymëzuar nga kafshët për të ndihmuar në shërbimin ushtarak psh: Robot Cheetah është më këmbëshpejti në botë.

 

13. Projekti  “LinkNYC” – Google njoftoi planin e saj për të financuar Wi-Fi-n  falas në qytetin e New York-ut në qershor të 2015-ës dhe ne tashmë jemi duke parë rezultatet.

 

14. Projekti “Baseline Study” – Google po mbledh të dhëna gjenetike dhe molekulare të 175 njerëzve me qëllim për të zbuluar me herët sëmundjet e zemrës dhe të kancerit.

 

15.Projekti Soli – Mundësia për të kontrolluar objektet në botën virtuale. 

 

16. Projekti “Calico”  – Një projekt për shërbime në fushën e biologjisë për zgjatjen e jetës. 

 

17. Realiteti Virtual

 

18. Inteligjenca artificiale

 

19. Projekti për krijimin e baterive më të qëndrueshme

 

20. Projekti për ruajtjen e gjeonomit të individëve 


Më të lexuarat