×
Secondary Adv

Ja se si do te jete jeta jone ne 100 vitet e ardhshme.....

Share on Google+

Jeta në 100 vitet e ardhshme mund të jetë me më shumë argëtim, më pak kohë të kaluar në punë dhe pushime në Mars dhe Hënë.

 

Kjo është sipas një raporti, i cili gjithashtu spekulon se ne mund të jetojmë në kulla super të larta ose në qytete nënujorë, të cilët janë të pajisur me mobilje “inteligjente” dhe fleksibël.

 

Parashikimet e raportit bazohen në idenë se qytetet do të bëhen të mbipopulluar, pasi do të rritet popullsia botërore dhe mjedisi do të ndryshojë. Pra, arkitektët do të duhet të gërmojnë më thellë nën tokë dhe të ndërtojnë  struktura gjithnjë e më të larta. Raporti thotë se përdorimi i nanotubave të karbonit dhe i fijeve të diamantit do të ndihmojë inxhinierët në ndërtimin e strukturavë shumë herë më të larta se sot, ndërkohë që ndërtesat 25-katëshe mund të jenë të fshehura nën tokë. Qytetet nënujore janë një tipar i njohur i filmave fanta-shkencë, por që mund të bëhet realitet në 2116. Brenda,  ata mund të jenë të mobiluar me mobilje të printuara 3D brenda mureve inteligjentë, që do të ndryshojnë formë nëpërmjet një sipërfaqeje të lakueshme 3D për të siguruar vende shtesë.


Më të lexuarat