×
Secondary Adv

Dritat revolucionare, qe paralajmerojne permbytjet, vrasin mushkonjat dhe karikojne telefonin tuaj

Share on Google+

Është e qartë se pajisjet elektronike janë duke u bërë çdo ditë e më të efektshme. Pas printerit 3D, tani këto drita “ inteligjente” do të ndriçojnë rrugët.

 

Për mirëfunksionimin e tyre mjafton energjia e diellit dhe e erës. Kjo nuk është hera e parë që në dritat e rrugës  shtohen funksionalitete të reja në Nju Jork përshembull përdoret Wi-Fi osë në Izrael janë krijuar  dritat në formën e lules. Ky model llambe u projektua  posaçërisht për vendet e Azisë Juglindore. Shkencëtarët e Universitetit në Malajzi krijuar këtë mrekulli teknologjike me ambicien për të zëvendësuar të gjitha dritat  tradicionale. Qëllimi është për të përmirësuar jetën e njerëzve, të cilët vuajnë nga përmbytjet e vazhdueshme dhe nga prania masive e mushkonjave.

 

Dizajni i këtyre dritave është mjaft i thjeshtë. Në krye të tyre ka panele diellorë, turbina të vogla ere dhe një kuti, që është kurth për mushkonjat. Duke kombinuar dritën  UV dhe dioksidin e titaniumit, kutia në fjalë prodhon një sasi të vogël të CO2, duke i dhënë asaj një aromë njerëzore të cilën mushkonjat e duan shumë. Pasi mushkonjat janë tërhequr, një “admirues” i thith dhe i vret. Kjo mund të ndihmojë në luftën kundër ethe tropikale, malaries apo sëmundjeve  të tjera që transmetohen nga mushkonjat. Llamba  gjithashtu mund të masë edhe lartësinë e ujit gjatë përmbytjeve, dhe dërgon raporte dhe alarme nëpërmjet një antene. Të gjitha pajisjet elektronike janë të vendosura në krye, kurse pjesa tjetër e llambës është e papërshkueshëm nga uji, duke e lejuar atë të veprojë edhe në rastin e përmbytjeve. Dhe së fundmi këto drita gjithashtu mund të karikojnë edhe telefonin tuaj në rast ai mbetet pa bateri. Tetë prej këtyre modeleve janë instaluar tashmë në kampusin e Universitetit të Malajzisë, si pjesë e një projekti pilot. Nësë ato rezultojnë të sukseshme atëherë do të instalohen dhe në rrugët e qytetit.


Më të lexuarat