×
Secondary Adv

Krijohet stilolapsi i pare ne bote me printim 3D

Share on Google+

Vitin e kaluar kompania “WobbleWorks” prezantoi stilolapsin me printim 3D, i cili quhet 3Doodler. Ai ju lejon që të krijoni vizatime të ndryshme tredimensionale. Në atë kohë ishte krijuar vetëm një prototip i këtij stilolapsi, por tashmë kompania ka njoftuar se kjo pajisje mund të blihet edhe nga publiku i gjerë.

 

Ky është stilolapsi i parë në botë i këtij lloji dhe mund ta porosisni që tani në internet në faqen “Maplin” në Britani. Kjo pajisje përdoret për të krijuar objekte 3D. Funksionon kryesisht si një printer 3D duke shkrirë dhe ftohur bojë plastike për të krijuar struktura të ngurta, të cilat qëndrojnë të lira në ajër në çdo formë të imagjinueshme. Plastika ABS me të cilën punon ky stilolaps pasi lëshohet nga pajisja, thahet dhe forcohet duke ju lejuar që  ta përdorni për të krijuar objekte tredimensionale. Stilolapsi 3Doodler kushton vetëm 99 dollarë.


Më të lexuarat