×
Secondary Adv

Ky eshte super jahti luksoz, i cili duket si nje anije kozmike

Share on Google+

Struktura në formë piramide mund të duket si një anije kozmike, por në fakt është një jaht i projektuar nga një kompani londineze.

 

I quajtur “Tetrahedron Super Yacht”, ai jo vetëm që lundron, por mund të ngrihet edhe mbi ujë në sajë të një traverse vertikale, e cila është e bashkangjitur në një strukturë të zhytur nën ujë.

Ai është i bërë nga fibra karboni dhe çelik inox (i pandryshkshëm) i dyfishtë. Ky jaht mund të mbajë 6 pasagjerë dhe 4 anëtarë ekuipazhi. Ai është 21.6 metër i gjatë, ka një “shpejtësi fluturimi” mbi sipërfaqen e ujit 43.7m/h dhe një shpejtësi ngritjeje 17.2 m/h. Në brendësi të tij sigurisht që ka të gjitha standartet e luksit për një miliarder. Kostoja e këtij projekti nuk është zbuluar ende.


Më të lexuarat