×
Secondary Adv

10 shtepite me te cuditshme qe keni pare ndonjehere

Share on Google+

Ndërtimi i një shtëpie të re mund të jetë tepër emocionuese edhe pse kjo shpesh është shumë e kushtueshme. Më poshtë po ju listojmë disa nga shtëpinë me dizajnin më unik në botë, të cilat janë njëkohësisht të lira dhe ekologjike.

 

Ato janë:

1. Shtëpia autobus

Hank është emri i projektuesit të kësaj shtëpie. Ai bleu një autobus shkolle për 3000 dollarë dhe investoi në të rreth 6000 dollarë duke e kthyer në një shtëpi të mrekullueshme.

 

2. Shtëpi e krijuar nga kontenieri i anijeve 

Të kthesh kontenierët e anijeve në shtëpi duket si një nga gjërat më të zakonshme që keni menduar. Dy kontenierë nga 12 metër janë përdorur për të ndërtuar një shtëpi në Kosta Rika.

 

3. Shtëpia e Tokës

Kjo shtëpi ndodhet në Zvicër dhe është projektuar për të qenë ekologjike.

 

4. Shtëpia “Fallingwater”

E vendosur në Pensilvani, Fallingwater u projektua nga Frank Lloyd Wright. Ajo në fillim u ndërtua për një familje, kurse tani është është një atraksion turistik

 

5. Shtëpia lundruese

Ajo është projektuar nga Dymitr Malcew. Frymëzimi për krijimin e saj erdhi nga natyra dhe mënyra luksoze e jetesës.

 

6. Shtëpia prej xhami

Nick Olson dhe Lilah Horwitz janë dy artistë dhe këtë e reflekton edhe shtëpia  e tyre. Çifti mblodhi të gjitha llojet e dritareve, që shiteshin në një garazh dhe përfunduan duke ndërtuar një shtëpi unike prej xhami.

 

7. Shtëpia “Daisen"

Kjo shtëpi ndodhet në Japoni dhe është projektuar nga arkitekti Keisuke Kaëaguchi. Shtëpitë janë të lidhura me njëra-tjetrën dhe janë ekologjike.

 

8. Hoteli Boeing 727

Ky Hotel ndodhet në Kosta Rika dhe është ndërtuar në majë të një peme. Për transportimin e aeroplanit deri këtu ka kushtuar 4000 dollarë, kurse për rinovimin e tij dhe për ta kthyer në një shtëpi janë dashur 24 000 dollarë.

 

9. Shtëpia e Flinstonëve

Ajo është shitur kohët e fundit për 1.8 milion dollarë. Shtëpia ka vetëm një dhomë gjumi dhe dy banjo. Ajo u dizenjua nga arkitekti Phillip Jon Brown.

 

10. Shtëpia Japoneze me rrëshqitje

Ajo ndodhet në Tokio, Japoni dhe ka një sipërfaqe rreth 158 metër katror.


Më të lexuarat