×
Secondary Adv

Kompania japoneze Nissan krijon karriget e para vetedrejtuese

Share on Google+

Shumë shpesh karriget nëpër zyra janë të shpërndara dhe duken shumë të parregullta.

 

Kompania japoneze “Nissan” ka një zgjidhje për këtë. Ajo ka krijuar karrige për zyra, të cilat mund ta gjejnë vetë pozicionin e tyre. Një përplasje duarsh dhe kjo pajisje futuristike automatikisht do të shkojë në vendin e duhur pa ndihmën e njeriut. Ajo quhet “Intelligent Parking Chair” dhe përbëhet nga motorët, rrotat dhe bateritë.

Në fakt këto karrige gjurmohen nga kamera të vendosura në pozicione të ndryshme brenda dhomës, të cilat kanë të aktivizuar Wi-Fi për ti transmetuar karriges informacionin e duhur për drejtimin dhe pozicionin e saj. Gjithçka mund të duket shumë e thjeshtë, por mos prisni që këto karrige të dalin në treg kaq shpejt. Ky është vetëm një promovim i kompanisë “Nissan” për makinat e saj me vetëparkim.


Më të lexuarat